Të premten në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare ministri i kulturës, rinisë dhe sportit i Republikës së Kosovës Kujtim Shala.
Ai fillimisht u takua me kryetarin e Komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u bisedua për mundëitë e themelimit të bashkpunimit të Minitrisë së kulturës dhe institucionëve kulturore të Kosovës me Komunën e Ulqinit.
Ministri Shala më pas vizitoi Bibliotekën e qytetit të cilës i dhuroi rreth 800 libra dhe lektyra shkollore./ul-info/