Thaçi propozon nga dy vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës për malazezët dhe kroatët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot kishte thirrur një tryezë bisedimesh me partitë politike, institucionet e angazhuara në procesin zgjedhor dhe shoqërinë civile, për të diskutuar rreth reformës zgjedhore. Partitë opozitare refuzuan pjesëmarrjen në këtë takimin me presidentin Thaçi lidhur me reformën.

Një nga propozimet e sotme të Hashim Thaçit ishte garantimi i dy vendeve në Kuvendin e Kosovës, për malazezët dhe kroatët e Kosovës.

Thaçi për herë të parë, ka propozuar që Kuvendi i Kosovës të zvogëlojë numrin e ulëseve nga 120 në 100, si dhe të sigurojë dy ulëse për komunitetet pakicë, përkatësisht për komunitetin malazez dhe atë kroat.Për realizimin e reformave zgjedhore, presidenti Thaçi tha se do të jenë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese e ligjore. Ai tha se reformat duhet të japin një përgjigje nëse në të ardhmen presidenti do të zgjidhet përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit.

Ky propozim i Thaçit është pritur mirë nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës.

“Kjo iniciativë është treguesi më i mirë se shteti i Kosovës ka qëllim të përmirësojë pozitën e komunitetit malazez dhe ta barazojë me të gjitha komunitetet tjera në Kosovë”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

Ata më tej thonë se e presin mirë këtë reformë, por vënë theks në atë se reforma duhet të bëhet edhe në zgjedhjen e presidentit, që sipas tyre duhet bëhet nga populli./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!