Zenka: Ligji për simbolet kombëtare është optimal

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë Mehmet Zenka, rreth ligjit të propozuar për simbolet kombëtare, tha se  nuk ka ligje ideale, por se është një zgjidhje optimale për të gjitha pakicat në Mal të Zi,

Ai tha se propozim ligji është përpiluar në bashkëpunim me të gjithë këshillat kombëtar dhe të gjitha komunitetet nacionale ishin të njoftuara dhe se askush nuk ka pasur as sugjerime as kritika për asnjë pjesë të tij.

Zenka sqaroi se në procedurën e Kuvendit së bashku me këtë propozim do të hyjnë edhe ndryshimet për Ligjin për rendin dhe qetësinë dhe ndryshimet për Ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore. Me këtë ligj të gjithë popujt pakicë kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare  në festat familjare, manifestimet kulturore dhe politike, si dhe në insitucionet komunale në vendet ku përbëjnë mbi 5% të popullsisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!