Podgorica miratoi rritjen e çmimeve: Shërbimet e ”Çistoqa” 50% më të larta – Camaj: Komuna e Tuzit, do të vazhdojë të punojë me çmimet e vjetra

Kuvendi i Kryeqytetit miratoi çmimorën e re të ndërmarrjes ”Çistoqa” për shërbimet e grumbullimit dhe transportit të mbetjeve komunale, sipas të cilave qytetarët e Podgoricës do të paguajnë faturat 50 për qind më shtrenjt.

Nga shumica qeverisëse theksuan se arsyet për miratimin e çmimorës së re për mbledhjen dhe transportimin e mbetjeve komunale është e justifikuar ekonomikisht, ndërsa këshilltarët e partive të opozitës thanë se një vendim i tillë është i papranueshëm për qytetarët gjatë krizës ekonomike.

Camaj: Përfitues qytetarët e Malësisë, faturat do tu mbeten të njëjta edhe tutje

Nikollë Camaj

Në lidhje me këtë, drejtori i SHPK “Komunale” Tuz, Nikollë Camaj, deklaroi se në momentin që “Çistoqa” e Podgoricës humbi resursin dhe të ardhurat nga Malësia, ajo i’u qasë një mënyre tjetër për mbushjen e buxhetit dhe qytetarëve të vet ua rriti faturat me 50%.

“Të shikojmë tani, vetëm një komunë e re, pra komuna e Tuzit, e cila do të vazhdojë të punojë me çmimet e vjetra, se kush është përfitues. Janë përfitues qytetarët e Malësisë, për faktin se faturat do tu mbeten të njëjta edhe tutje, edhe pse mirëmbajtja vazhdon më në nivel se derisa faturat i’u paguan Podgoricës,” tha Camaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!