Gjukanoviq të kthejë ligjin dhe deputetët që votuan për ndryshimet të korrigjojnë gabimin

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, pret që presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ta kthejë ligjin e miratuar për Presidentin dhe deputetët që e kanë votuar do të kenë “mundësi për të korrigjuar gabimin”.

Ai ka shtuar se beson se demokratët dhe URA, do ta dëgjojnë zërin e profesionit dhe qëndrimet zyrtare të Bashkimit Evropian.

Ai, beson gjithashtu se Partia Demokratike e Socialistëve duhet të votojë për një nga katër kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe të tregojë përgjegjësi ndaj shtetit dhe institucioneve. Gjeloshaj ka vlerësuar se pas kësaj duhet të merret vendim për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi, për të krijuar mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, theksoi Gjeloshaj.

Shperndaje