Liderët e rajonit, nënshkruan tri marrëveshje rajonale

Shefat e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, marën pjesë në samitin e liderëve të vendeve të procesit të Berlinit, nikoqiri i të cilit është kancelari federal gjerman Olaf Sholc.


Gjatë fjalimit në hapjen e samitit, kancelari gjerman tha se Procesi i Berlinit synon përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se të gjitha vendet e këtij rajoni, janë pjesë e Evropës së Lirë dhe Demokratike. Ai, gjithashtu kërkoi përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftohet nga qeveria gjermane, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në prani të kancelarit gjerman dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursule Fon der Lajen, nënshkruan tri marrëveshje rajonale. Fjala është për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Samiti është një mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

Shperndaje