Të zgjidhen urgjentisht gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese


Bashkimi Evropian (BE) është i shqetësuar për votimin në Parlamentin e Malit të Zi, i cili me miratimin e ligjit me procedurë emergjente ndryshoi rrënjësisht kompetencat e presidentit të shtetit, theksoi kreu i delegacioni të BE-së në Podgoricë, Oana Kristina Popa. Ajo theksoi në Twitter se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjedhen urgjentisht.

“BE u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të punojnë për qetësimin e shpejtë të tensioneve dhe të bien dakord për zgjidhjen e bllokadës politike aktuale, në mënyrë që të arrihet progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE në përputhje me dëshirat e qytetarëve”, tha Popa. Ajo tha se në raportin vjetor të BE-së janë shprehur shqetësimet për çështjen e sundimit të ligjit dhe mungesën e dialogut politik.

Shperndaje