Camaj: Kemi rezerva nëse duhet vënë nenshkrime…

Me qenë se çështja e platformës u bë mjaft aktuale, dhe në mungesë të informacionit stafi jonë është përpjekur të marrë informacion së pari duke kontaktuar kordinatorin z. Ejllo Berishaj rreth kësaj çështje dhe tani duke kontaktuar me z. Nikollë Camaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dega e Malësisë.
Në pyetjën tonë rreth kësaj çështje dhe qendrimin e partisë që ai përfaqëson ai është përgjigjur si më poshtë (përgjigja e plotë):

Natyrisht se ishim edhe jemi pro-pltformë që do të çonte deri te bashkëpunimi i sinqert dhe parimor i  subjekteve politike te shqptarëve në Mal të Zi.

Ne, të parët kemi dhënë pelqimin në propozim-platformën e diasporës, të cilën, sipas marrëveshjes do të duhej ta nenshkruanin të katër subjektet, LD, UDSH, ASH dhe IQ, e jo veç e veç. Megjithatë ne nuk kemi informata nëse ndokush e ka nënshkruar, përpos në nivelin e spekulimeve. Nëse ndokush e ka nënshkruar, pyesim ku dhe kur, si dhe çfar efekti ka nënshkrimi nese nuk e nenshkruajnë të gjithë, apo nëse e nenshkruajnë ata që paraprakisht nuk e respektojnë. Ne ishim në pritje edhe të ndonjë takimi për të harmonizuar qendrimet, gjë që  nuk ndodhi dhe as se dimë pse.  Sepse  ishte e paraparë që nënshkrimi të bëhet nē një tryez bisedimesh, e jo veç e veç.

Definitivisht, nënshkrimi i platformes do të kishte kuptim vetem nese do të nënshkruhej nga të gjithë akterët, nëse do të respektohej brendia e sajë, me qendrim e me veprime, e jo me fjalë, dhe nese do të njihte dhe respektonte realitetin dhe potencialin politik të gjithësecilit subjekt.

Ne si subjekt, gjithësesi kemi rezerva nëse duhet vënë nenshkrime qe çojnë drejt homogjenizimit në baza konfesionale, çka mund të ndodhë me nënshkrime parciale, nëse ka, apo nëse do të ndodhin. Homogjenizimet e tilla nuk kanë dhanë rezultate as në të kaluarën perpos se kane sjellë përçarje dhe i kanë kontribuar situatës së krijuar./Malësia.ME/

Shperndaje