Po mbahet takimi i partive shqiptare në Ulqin

Është duke u mbajtur takimi i rradhës mes subjekteve politike shqiptare në Ulqin.

Takimi është vazhdim i takimit të parë për platformën politike të cilën e ka iniciuar Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka.

Duam të kujtojmë se para disa javësh ftesës së Gjekës ju përgjigjën të gjithë liderët e partive të cilët ishin të ftuar, përveç përfaqësusit të FORCËS të cilën bojkotuan takimin dhe disa ditë më pas organizuan një takim tjetër ku përveç kryetarit të UDSH ishte edhe kryetari i degës së Malësisë nga LDnëMZ.

Duket që në atë kohë bojkotimi i takimit të parë nga ana e FORCËS erdhi si pasoj e mosmarrëveshjeve dhe iniciativës për të shkarkuar Gjekën nga posti i kryetarit, me qenë se kjo nuk ndodhi, duket që sonte përfaqësuesit e FORCËS kanë ndryshuar mendim duke marrë pjesë në takim. Sonte Nazif Cungu është bashkë me Fatmir Gjekën, Mehmet Bardhin, Amir Hollaj, Vasel Sinishtaj, Gjergj Camaj dhe Mehmet Zenkën në takim duke diskutuar për platformën politike.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!