Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, duke folur në lidhje me raportin e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, tha se Podgorica zyrtare nuk ka qëndrim të ri për demarkacionin.
“Mali i Zi nuk ka qëndrim të ri. Mali i Zi nuk ka raport të ri të komisionit. Kjo është punë e institucioneve të Kosovës. Ne të do të vazhdojmë të jemi në kontakte të mira me institucionet e Kosovës edhe për këtë çështje edhe për çdo çështje tjetër”, tha ambasadori Dinosha.
Ambasadori i Malit të Zi tha per kallxo.com se në këtë fazë nuk mund të diskutohet, pasi po presin se çka do të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.
Sot para Qeverisë ka raportuar Komisioni për shënjimin e vijës kufitare, ku ka përsëritur se Marrëveshja e arritur me Malin e Zi i humb territor Republikës së Kosovës.