Alternativa Shqiptare pret që, në përuthje me marrëveshjen për veprim të përbashkët pas zgjedhjeve me Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjen Demokratike Shqiptare, do të jenë pjesë e pushtetit të ri në Tuz, pasi ata kanë 12 mandate së bashku.
Bartësi i listës ASH në zgjedhjet e fundit, Nik Gjeloshaj, tha për Antena M se ata ende janë duke pritur përgjigjen nga UDSH dhe LDSH.
“Alternativa Shqiptare, binshem me mbështetjen më të fortë mes partive shqiptare, i bëri thirrje më 29 nëntor UDSH-së dhe LDSH-së të veprojnë së bashku në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar. UDSH na njoftoi se të dielën që në Këshillin Qëndrorë do të vendosin për hapat e mëtejshëm dhe për bashkëpunim eventual. Deri më sot, nuk kemi përgjigje nga UDSH.
Në takimin e planifikuar, përfaqësuesit e LDSH-së moren pjesë, të cilët shprehen pikëpamjet e tyre, që duhet të presim derisa UDSH-ja të vendosë nëse do të jenë së bashku me partitë e tjera shqitare, me qëndrim që marrëveshja e nënshkruar për veprim të përbashkët pa UDSH-në nuk është më e vlefshme “, tha Gjeloshaj.
Ai shtoi se, ASH do të ketë durim dhe mirëkuptim të presë vendimet e UDSH-së dhe LDSH-së, nëse duan që marrëveshjen e nënshkruar ta zbatojnë.
“Por sigurisht nuk do të presim pafundësisht, sepse kemi detyrë që të veprojmë politikisht përpara votuesve tonë që na dhanë besimin më të madh.” ASH është e qartë në qëndrime, për aleancë dhe bashkëpunim të ngushtë me partitë e tjera shqiptare, ne jemi pjesë e pushtetit në nivel shtetëror, ku duam që të jemi edhe më shum të përfaqësuar, në Guci ne jemi pjesë e pushtetit, në Plavë jemi opozitë, ne duam në Tuz të marrim përgjegjësi si dhe në Ulqin pas zgjedhjeve lokale të shkurtit.
ASH ka treguar pjekurinë dhe seriozitetin politik gjatë gjitha këtyre viteve, prandaj ne jemi e vetmja parti shqiptare që po i rritet besimi te qytetarët, për të vazhduar procesin e faktorizimit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe integrimin e Malit të Zi në BE “, thotë Gjeloshaj.
I pyetur a jenë në konsiderat bashkëpunimi me DPS, i cili ka 15 mandate në Tuz, Gjeloshaj tha se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjithë.
“ASH dëshiron bashkëprim me UDSH dhe LDSH, jemi gati të bashkëpunojmë me të gjitha partitë që kanë këshilltarë në Kuvendin Komunal të TuzIT”, shtoi Gjeloshaj./Malësia.ME/