Martin Berishaj prezanton para Qeverisë së Kosovës raportin për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës ka miratuar raporti i Komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Republika e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për kufi në bazë të negociatave me shumë defekte, tha në raportimin para Qeverisë anëtari i Komisionit qeveritar për vlerësimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Martin Berishaj.

Sipas Berishajt, për të lidhur marrëveshje me një shtet duhet të jenë parakushtet: fqinjësia e mirë, vullneti i dy shteteve dhe dëshira për ta përmbyllur procesin.

“Për të caktuar një kufi ndërkombëtar duhet të ekzistojë uti possidetis”, theksoi Berishaj.

Po ashtu, profesori i shkencave politike, Martin Berishaj, tha se sipas të drejtës ndërkombëtare askush nuk guxon t’i bëjë presion një shteti ta ratifikojë ose jo një marrëveshje. “Shteti e ka të drejtën e plotë ta ratifikojë ose të mos e ratifikojë“, tha Berishaj.

Lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi, Berishaj tha se kur është dërguar ajo për nënshkrim është hequr një hartë. “Atje janë 6 fleta dhe janë çuar 5 fleta. Parashtrohet një pyetje: a ka qenë kjo pika e kthesës?… Mundësia për ratifikim nënkupton edhe mundësinë për refuzim”, shtoi profesori Berishaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!