Gjeloshaj falenderoi Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës për ngritjen e fondit mbështetës për shqiptarët e Malit të Zi

Kryetari i komunës së Tuzit dhe Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka falenderuar dy Qeveritë shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës për marrëveshjen e lidhur sot për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Postimi i Gjeloshaj:

Të nderuar miq,
Dëshiroj të shpreh falenderimet e mia si dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, Qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës në krye me Kryeministrat Z.Rama dhe Z.Hoti, gjegjësisht shefave të diplomacive të dy shteteve, zonjës Haradinaj Stublla dhe Z.Cakaj.
Në këto kohë të vështira për mbarë globin, në çdo aspekt, shtetet tona shqiptare po e dëshmojnë se pavarësisht se ku ndodhemi, shqiptarët duhet të jemi unik dhe pranë njëri-tjetrit!
Jemi një!
Respekt dhe faleminderit!
Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!