Kosova dhe Shqipëria lidhin marrëveshjën për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për shqiptarët e Malit të Zi

Kosova dhe Shqipëria, përkatësisht dy ministrat e jashtëm, Gent Cakaj e Meliza Haradinaj- Stublla kanë lidhur marrëveshjen që mundëson mbështetjën e shqiptarëve të Malit të Zi.

“URIME, më në fund”, ka shkruar Cakaj në Facebook, transmeton Ballkani.

Ky është postimi i ministrit të jashtëm të Shqipërisë:

URIME MË NË FUND

🤩

: Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon

🇦🇱
🇽🇰

. #JemiNjë

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!