Drejtoria e komunikacionit: Të mos udhëtohet natën

Nga Drejtoria e komunikacionit të Malit të Zi u bëjnë apel shoferëve që për shkak të motit të keq i cili paralajmërohet në ditët e ardhshme, të mos udhëtojnë gjatë natës.

Vozitja të përshtatet me kushtet dhe gjendjen e rruges dhe është e rëndësishme të dihet se kripa nuk reagon në temperatura nën minus tetë gradë, njofton drejtoria e komunikacionit.

Nga ky institucion thonë se megjithë masat e marra kripa në rrugë nuk ka efekt kur temperaturat biejn nën -8 gradë celzius. Meteorologët thonë se Mali i Zi deri të dielën do të jetë i bllokuar nga temperaturat e ulta dhe akulli, ku në veri ato do të shkojnë deri në -25 gradë celzius.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!