Pas Ramës edhe Thaçi takohet me liderët e partive shqiptare në Maqedoni

Pas kryeministrit shqiptar Ed Rama, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është tajuar me liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë.

Në një njoftim të kabinetit të Thaçit thuhet se sot në Prishtinë në takimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të LR PDSH-së Ziadin Sela, është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016”.

Takimi i Thaçit me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë vjen dy ditë para se këto të fundit të miratojnë sipas paralajmërimeve, platformën e përbashkët për bisedime për formimin e Qeverisë së re.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!