Serbia kërkon ekstradimin e Haradinaj – Rama arrestimi një absurditet (Video)

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nga Franca do të kërkohet që kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

Nëse jo, sipas tij, edhe Serbia mund të përdorë reciprocitet në situata të ngjashme.

Vuçiq ka thënë se prokuroria ka “shumë dëshmi , shumë gjëra akuzuese kundër Haradinajt.

“Do të ishte e pazakonshme sikur Franca të mos vepronte në përputhje me drejtësinë por me qëndrimet politike dhe në këtë rast shtrohet pyetja se si ne do të silleshim në situata të ngjashme e reciproke”, ka përfunduar Vuçiq.

Avokati: Haradinaj lirohet sot

Përmes Facebook-ut, avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koçi sqaron se kreu i AAK-së do të paraqitet gjatë ditës së enjte në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Kolmar.

Dhoma hetimore e kësaj gjykate do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim. Koçi shkruan se Franca është një prej vendeve që e ka mbështetur më fort Kosovën në rrugën drejt lirisë dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosov?.

Për këtë arsye, avokati shpreh bindjen se pretendimet e Beogradit do të rrëzohen dhe Haradinaj do të lihet i lirë brenda ditës.

Rama: Ndalimi i Haradinajt, një absurditet!

Rezultat slika za edi rama ramush haradinaj

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një absurditet ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

“Ndalimi i Haradinajt, një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së”, shkroi Rama në Twitter.

Thaçi: I papranueshëm arrestimi i z. Haradinaj

Rezultat slika za thaci

Ndaj arrestimit të liderit të AAK-së ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se “I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z.Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë”.

“Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.

“Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton”.

Meta: I habitur për ndalimin e Haradinajt

Rezultat slika za ilir meta 2016Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta reagoi ndaj ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze.

Meta është shprehur i befasuar nga lajmi per ndalimin e Haradinajt në bazë të një urdhëri të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia, por beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai u bën thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Bushati: Ndalimi i Haradinajt, i dënueshëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ndalimit në Francë të Ramush Haradinajt, duke e cilësuar atë si të “dënueshëm”, pasi, siç thotë Bushati, “dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat”.

“I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn. Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështojë, sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë”, shprehet Bushati.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!