Gjukanoviq: Abazoviq është gënjeshtër nuk kam asnjë borxh ndaj shtetit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar sot ndaj pretendimi të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, rreth një borxhi të madh të Gjukanoviq në taksa ndaj shtetit.

Si qytetar i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nuk kam borxhë asnjë cent në bazë të taksave, dhe as mbi ndonjë bazë tjetër.

Është e vërtetë, dhe opinioni di gjithçka mbi këtë, që për vite me radhë jam aksioner në kompaninë “Global Montenegro”, që për një gabim të dukshëm të administratës së kompanisë, i detyrohem gjithsej 1,900 euro, dhe jo 12,4 milion euro siç pretendon manipulimi – tha Gjukanoviq.

Ai e akuzoi Abazoviqin se ka gjënjyr mbi gjashtë mijë herë dhe se po i shërben nacionalizmit serb.

Malësia.ME


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!