Përsëri numër i lartë i të infektuarve, mbi 2 mijë e 800

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se sot një person ka vdekur nga pasojat e koronavirusit kurse 2 mijë e 805 kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 558 të prekur nga Covid-19. Numri i rasteve pozitive në Mal të Zi, aktualisht është 16.869 persona, kurse numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, ka arritur në 2 mijë e 423 persona.

Ndërkaq, në Qendrën Klinike janë duke marrë trajtim mjekësor 96 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 29 janë në gjendje të rëndë. Dozën e parë të vaksinës kundër virusit korona  deri tani e kanë marrë mbi 62 për qind e popullsisë së moshës madhore, kurse u rivaksinuan më shumë se 60 për qind, ndërkohë që mbi 76 mijë qytetarë e kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!