U mbajt takimi i katërt i liderëve partiak

Sot u mbajt edhe një takim i liderëve të partive politike parlamentare, i cili u zhvillua në Kuvendin e Malit të Zi.

Ky ishte takimi i katërt i kryetarëve të partive parlamentare të cilin e organizon kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq në kuadër të dialogut parlamentar për ndërtimin e besimit zgjedhor. Liderët e Frontit Demokratik si dhe i Demokratëve nuk morën pjesë as në takimin e sotëm. Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq më parë i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare opozitare që të hyjnë në qeveri dhe me marrjen një pjese të përgjegjësisë të ndihmojnë që shteti të forcojë stabilitetin dhe të fitojë një pushtet të merituar pas zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokratike, të URA-s dhe të DEMOS-it në takimin e të hënës kanë prezantuar ofertën e vetë dhe kanë propozuar që opozita, përfaqësuesit e sektorit civil dhe personalitete jopartiake përveç marrjes së disa ministrive të kontrollojnë edhe institucionet kyçe të shtetit duke pas para sysh, siç kanë theksuar ata shpërdorimet e konstatuara në zgjedhjet e kaluara. Mali i Zi Pozitiv siç është kumtuar dje, agjendën për tejkalimin e krizës politike ia ka dorëzuar kryeministrit Gjukanoviq.

Kryetari i SNP Srgjan Miliq kërkon që bashke me zgjedhjet e ardhshme të zhvillohet edhe Referendumi për NATO.

Pas takimit me liderët e partive politike, kryeministri Millo Gjukanoviq ka theksuar se kushtetuta nuk e parasheh referendumin për anëtarësimin në NATO por as nuk e ndalon atë.

“Përveç platformave të dorëzuara më parë, dje kemi marr edhe platformën e SNP. Është mirë që jemi marr vesh rreth metodologjisë së trajtimit të mëtejmë të këtyre platformave kështu që do të vazhdojmë dialogun deri në marrëveshjen përfundimtare. Bisedimet do ti vazhdojmë në javën e ardhshme”, ka theksuar Gjukanoviq. Kryeministri ka përsëritur se propozimi i tij nuk është përfundimtar dhe nuk është as “merre ose lere”. Ai në takimin e sotëm me opozitën ka paraqit dokumentin me titull, “Elementet bazë të ofertës për pjesëmarrjen e partive opozitare parlamentare në Qeverinë e Malit të Zi me qëllim të mënjanimit të dyshimeve në sistemin zgjedhorë”. Me këtë dokument Gjukanoviq i ofron opozitës vendet ministrore, dhe nëse opozita nuk dëshiron të marr përgjegjësin e tillë ose nuk disponon kandidat adekuat, mund të fitojë pozitën e ndihmës ministrit me autorizime shtesë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!