Markoviq nesër në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.  Markoviq pritet që në orën 08:00 të mëngjesit të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Markoviq më pas do të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit ku do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pas takimit do të mbajnë një konferencë për shtyp, ndërkaq më pas do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri malazez këtë vizitë do ta zhvillojë në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësin e gjetjes së një zgjidhje për Demarkacionin.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!