Kuvendi e miratoi: Zgjedhjet lokale në 14 komuna në një ditë

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan të premten ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale me të cilin parashihet që zgjedhjet lokale në 14 komuna të mbahen në një dite.

Zgjedhjet lokale në Ulqin dhe Berane të mbahen në maj të këtij viti së bashku me 12 komunat tjera.

Me ndryshimet parashihet që zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendet Komunale të Ulqinit dhe Beranës të mbahen në vitin 2022 në të njëjtën ditë me zgjedhjet e rregullta në Podgoricë, Kuvendin Komunal të Golubovcit dhe Kuvendet Komunale të Tivarit, Bijelo Pole, Danillogradit, Kolashinit, Plavës, Pluzhine, Plevlës, Rozhajë, Zhablak dhe Shavnik.

Pritet që vendimin për këtë gjatë ditëve të ardhshme ta kumtojë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili më herët kishte shpallur zgjedhjet në Ulqin dhe Berane për datën 27 mars.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!