SHBA do të bashkëpunojnë me çdo qeveri, e cila do ta çojë Malin e Zi në drejtim të integrimeve evropiane

Ambasada e SHBA në Podgoricë është lajmëruar pas votimit të mosbesimi ndaj qeverisë së Malit të Zi në parlament.

Ndryshimet e qeverive janë karakteristikë e demokracive parlamentare, ndërsa e drejta për protesta paqësor është një e drejtë themelore demokratike.

“Shtetet e Bashkuara presin që liderët e zgjedhur të Malit të Zi, përmes dialogut dhe në përputhje me proceset demokratike, të punojnë së bashku për të formuluar një rrugë konstruktive përpara për qytetarët e Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu u theksua gatishmëria për bashkëpunim me mazhorancën qeverisëse, e cila do ta çojë Malin e Zi në drejtim të integrimeve evropiane.

“Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike që siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, duke përfshirë përshpejtimin e pranimit në BE, forcimin në NATO dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta,” thanë nga ambasada e SHBA në Mal të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!