Delegacion nga Kosova vizitë në Komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzi Abedin Axhoviq dhe kryetari i Kuvendit Fadil Kajosaj priten dje një delegacion nga Kosova, i cili ishte i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së administrimit të pushtetit lokal,Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim politike, si dhe përfaqësues të komunave.

Axhoviq njoftoi mysafirët me karakteristikat dhe strukturën demografike të Tuzit, si dhe bashkëpunimin që kjo komunë ka që dhjetë vjet me kryeqytetin.

Anëtarët e delegacionit nga Kosova, Rozafa Ukimeraj dhe Ilë Vala shprehën kënaqësinë për vizitën në Tuz.

Ata theksuan se bashkëpunimi duhet të jetë gjithmonë një imperativ, ndërsa vizitat studimore dhe shkëmbimi i përvojës është në favor të përmbushjes së qëllimit të përbashkët të Malit të Zi dhe Kosovës – integrimet evropiane./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!