Në Ulqin koalicion i gjërë, Cungu pritet të rikthehet në krye të Komunës

Në Ulqin së shpejti priten ndryshime në formimin e pushtetit aktual, ku siç mësohet , do të marrin pjesë të gjitha partitë shqiptare dhe Partia Demokratike e Socialistëve.

Bisedimet për përcaktimin e posteve në pushtetin e ardhshëm janë në vijim , dhe çdo gjë do të bëhet e ditur në fillim të javës ës ardhshme. Oferta e Partisë Demokratike të Socialistëve për koalicion të gjërë ka kohë që përmendet nëpër media, por pa deklarata konkrete se cilës parti do ti takojnë postet më të rëndësishëm, ai i kryetarit të Kuvendit dhe të Komunës.

Edhe pse mediat spekullojnë për emra të ndryshëm, deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe çdo gjë pritet të vërtetohet në ditët në vijim.


12:24 Mbrëme kryesia e Partisë demokratike të socialistëve (DPS) në Podgoricë, morën vendimin që kriza politike në Ulqin të sanohet me krijimin e koalicionit të gjerë.

Pushtetin e ri në Ulqin pritet ta përbëjnë DPS, Forca, UDSH dhe “Koalicioni Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” në krye me Fatmir Gjeken.

Kryetari i Ulqinit në periudhën e ardhshme do të jetë lideri i Forcës Nazif Cungu kurse kryetar i Kuvendit Loro Nrekiqi nga DPS – shkruan Vijesti. Nrekiq më heret kishte deklaruar se për këshillin komunal të Ulqinit në konsiderim vjen vetëm që kryetari i Komunës të jetë nga DPS.

Sipas kësaj marrëveshjeje DPS do të merrte edhe nënkryetarin e komunës si dhe sekretariatet më të rëndësishme siç janë ato të financave dhe urbanizmit.Për kryetarin aktual të komunës Fatmir Gjekën është rezervuar një post i rëndësishëm në qeverisjen e ardhshme.

Pritet njoftimi nga partitë shqiptare është pranuar një ofertë e tillë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!