Gold-Ag dhe Gëzim Nika publikojnë këngën ‘Liridona’ (Video)

Reperi i njohur Gold AG dhe këngëtari Gëzim Nika kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Liridona”.

Kënga është një ripërpunim i këngës së njohur të popullit, gjersa për punën me vijën melodike të këngës është kujdesur kompozitori Alban Furtuna, dhe vargjet e tekstit i ka shkruar vet reperi Gold AG.

Klipi i këngës është punuar me motive patriotike nga MAX Production, dhe në të janë pasqyruar vlerat kombëtare, duke nisur që nga veshjet e deri tek xhirimet në kalatë e vjetra kulturore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!