Ministri pë të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave Mehmet Zenka në emisionin ”Studio e Hapur” në Tv Boin tha se, Koalicioni ”Shqiptarët e Vendosur” Forca-UDSH-ASH për një vit e gjysmë ka arritur projekte pozitive për shqiptarët.
Në qeveri ka kalur ligji për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe shumë shpejt pritet të aprovohet edhe në Parlament, regjistrimi i studentëve në Shqipëri dhe Kosovë, aprovimi i planit hapsinor i Komunës së Ulqinit, ndalimi i ndërtimit në Kripore dhe Valdanos, kemi parandaluar dhenjën me qira të trollit në Dinoshë. Me kërkesën e këti koalicioni është duke u mbaruar rruga Ulqin-Kryth në drejtim të Shqipërisë, tha mes tjerash Zenka.
Ai tha se, arritja më e madhe e këti koaicioni është realizimi i Komunës së plotë të Tuzit, ku të gjitha komunat e reja në Mal të zi janë formuar përmes referendumit ndërsa ne kemi arritur të fitojmë komunën e Tuzit pa referendum.
Zenka tha se, në Ministin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në momentin kur ka marrë drejtimin e kësaj ministrie ka gjetur 5 shqiptar të punësuar, kurse tani janë 13 të punësuar dhe pret që numri të rritet. Zenka poashtu tha se, për një vit e gjusmë mbi 20 të rinj nga Malësia kemi punësua nëpër institucione të ndryshme shtetërore.
Ai theksoi se nuk janë të kënaqur, por ka permirsime dhe janë bërë levizje pozitive./Malësia.ME/