FD fillon rekonstruimin e Qeverisë, do të kërkojë mbështetjen e Listës Shqiptare dhe Partisë Boshnjake?

Nga sot, Fronti Demokratik do të fillojë procesin e rekonstruimit të Qeverisë së Zdravko Krivokapiq, kështu që në pyetje është mbështetja e mëtejshme për qeverinë eksperte, mëson portali Standard.

Sipas informacionit të portalit Standard, DF do të ftojë Partinë Boshnjake dhe Listën Shqiptare në negociatat për rekonstruim, nga të cilat do të kërkojë mbështetje.

Sot gjatë ditës në Parlamentin e Malit të Zi është mbajtur takimi i liderëve të partive të shumicës parlamentare.

Në takim morën pjesë Andrija Mandiq, Nebojsha Medojeviq, Milln Knezheviq, Vlladan Jokoviq, Momo Koprivica, Dritan Abazoviq, Miodrag Lekiq, Goran Daniloviq, Srgjan Paviqeviq, Maksim Vuçiniq dhe Marko Millaçiq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!