Haradinaj reagon pasi prokuroria e Malit të Zi ngriti aktakuzë ndaj Nik Gjeloshaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi prokuroria e Malit të Zi ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Haradinaj ka thënë se ky është linçim ndaj një kryetari që ka punuar për interes të qytetarëve dhe ka thënë se është e papranueshme.

“Nik Gjeloshaj, kryetari i Tuzit sot ballafaqohet me një aktakuzë për rezistencë. Të linçohet një kryetar në shekullin 21 në mes të Evropës, vetëm se ngriti zërin për të drejtën e qytetarëve të cilët i përfaqëson, është e papranueshme“, tha ai.

“Kjo rezistencë për të drejtat e shqiptarëve sot, është rezistencë e të gjithë neve kundër regjimeve që persekutojnë, shtypin dhe mohojnë vlerat euro-atlantike.

Kosova dhe Mali i Zi janë vende mike që së bashku rrugëtojnë drejt integrimeve evropiane. Andaj, së bashku duhet t’i rezistojmë çdo tendence që ka për qëllim pengimin e kësaj rruge, qoftë edhe kur shpërfaqet në persekutimin e liderëve lokal që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve apo vlerave që ne përfaqësojmë.”, shtoi Haradinaj në Facebook.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!