
Festat janë ato të cilat na bashkojnë edhe në kohë pandemie, në kohë kur e gjithë bota është e izoluar. Festat çdo herë përçojnë mesazhet më të sinqerta.
“Mos e len veten të shkelim dhe të shkatërrojmë jetën për hir të interesit, por të inkorporojmë vlerat e drejtësisë dhe të paqes, tolerancës dhe respektit në themelet e shoqërisë sonë”, thotë mons. Rrok Gjonlleshaj, arqipeshkvi i Tivarit.

Të gjithë qytetarëve të besimit katolik, Komuna e Tuzit ju uron festën e Pashkëve! Paqe, mirëqenie dhe dashuri në familjet tuaja!
Me shëndet Pashkët!
Komuna e Tuzit!

Të nderuar miq,
Pashkët, ndër të tjera simbolizojnë ringjalljen e mbushur me shpresën dhe besimin se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Në këtë festë të madhe ju uroj nga zemra shëndet dhe mirësi për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja, duke shpresuar që Pashkët tjera t’i festojmë më afër njëri-tjetrit dhe në kushte normale, kudo që jemi! Gëzuar!
Nik Gjeloshaj
Për shumë mot Pashkët, motra dhe vëllezër!
T’i kremtoni me shëndet e zemër të mirë mot për mot dhe të reflektoni vlerat më të çmuara humane e kombëtare! Gëzuar!
Haxhi Sulejmani
Të nderuar qytetarë të besimit katolik,
Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit të Krishterë.Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit, virtyte të cilat shqiptarët i kultivuan ndër shekuj.Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shpresë e fuqi për të përballuar këto ditë të vështira të pandemisë , kemi nevojë më shumë se kurrë ti lutemi Zotit të plotfuqishëm që të na mëshiroj dhe të na begatoj me shëndet, lumturi, e mirësi! Me shpresën që familjet tona ta kalojnë ktë sfidë.Zoti qoftë me të gjithë Ju dhe ju pranoftë lutjet në këto ditë të shenjta.
Gëzuar Pashkët dhe për shumë mot.
UDSH

Të nderuar miq që festoni Pashkët,
Gëzuar e për shumë mote, gjitha të mirat!Ti festojmë BASHKË të gjitha festa, sikur shqiptarët traditë e kemi
Me respekt,ASH

Të dashur motra dhe vëllezër,
Të nderuar besimtare dhe besimtarë,
Dëshiroj sinqerisht t’ju shpreh dhe t’ju përcjell të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre me kombësi shqiptare, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, urimet më të mira e të përzemërta për festën e Pashkëve!
Festa e Pashkëve është simbol i shpresës ndaj dëshpërimit, guximit ndaj frikës, i të mirës ndaj së keqes, por edhe për të ndarë së bashku frymën e solidaritetit dhe ndjenjës komunitare.
Uroj që mirësia e Zotit t’ju japë forcë për të përballuar vështirësitë në këtë kohë pandemie dhe t’ju japë forcë për të besuar në një të nesërme më të mirë! Shëndet, paqe dhe gëzime në familjet e juaja!
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!
Gëzuar e për shumë mot Pashkët!
Kryetar,
Nazif Cungu