Përshëndesim iniciativën e Kryeministrit për shkarkimin e Leposaviq – Përputhet me reagimin tonë të mëhershëm

Deputeti i ”Listes Shqiptare” Genci Nimanbegu ka përshëndetur vendimin e Kryeministrit, Zdravko Krivokapiq i cili ka inicuar drejt Kuvedit shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë të drejtave të njeriut dhe pakicave, Vlladimir Leposaviq.

Përshëndesim vendimin e Kryeministrit Krivokapiq të inicoj drejt Kuvendit të Malit të Zi shkarkimin e Ministrit Leposaviq. Posaçërisht arsyetimin e tij dhënë në Konferencë për medija që përputhet me reagimin tonë të mëhershëm në lidhje me këtë çështje.

Nimanbegu tha që Lista Shqiptare edhe një herë vërteton që do të jenë gjithmon të gatshëm për mbështetjen e vendimeve, sado të vështira të jenë, për mirëvajtjen dhe ruajtjen e rrugës drejt BE-.se dhe zhvilllimit të demokracisë në Mal të Zi.

Kujtojmë se Lista Shqiptare kishte kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Minsitrit të Drejtësisë, Mirosllav Leposaviq, i cili mohoi gjenocidin e Srebrenicës. Qeveria në të cilën nuk ka përfaqësues të pakicave, dhe Ministri i përmendur  menaxhon një pjesë të të Drejtave të Njeriut dhe kështu edhe të drejtat e pakicave, nxitë trazira shtesë midis qytetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave në përgjithësi, kishin deklaruar nga Lista Shqiptare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!