Abazoviq do të dalë me përbërje të Qeverisë brenda një ose dy ditësh

Kreu i klubit parlamentar të URA, MilLos Konatar, tha se negociatat intensive për formimin e qeverisë janë duke u zhvilluar dhe se është bërë progres në krahasim me javën e kaluar.

Ai pret që brenda dy ditëve në vijim i mandatari Dritan Abazoviq të dalë me qëndrim të qartë dhe të informojë Kuvendin për propozimin për përbërjen e qeverisë.

“Ne të gjithë duhet të lëvizim pak nga pozicionet fillestare nëse duam të arrijmë marrëveshje. Pres një marrëveshje përfundimtare për qeverinë e re në një ose dy ditë në vijim”, u tha Konatar gazetarëve në Kuvend.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!