Maskat mbrojtëse nuk do të jenë më obligim në shkolla, markete, qendra tregtare, salla sportive, por vetëm rekomandim, tha ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi”.
Ajo theksoi se nga e enjtja, kur do të shpallen masat e reja, maskat do të jenë të detyrueshme në institucionet shëndetësore, akomodimin kolektiv dhe transportin publik. Ora e mësimit mbetet në 30 minuta deri në zgjidhjen e situatës.
Situata epidemiologjike është shumë më e favorshme.
“Ne ende duhet të jemi të kujdesshëm. Koronavirusi na ka befasuar disa herë në mënyrë të pakëndshme. Gjendja aktualisht është e favorshme dhe stabile, kemi rënie të ndjeshme të numrit të pacientëve në baza ditore, rënie të numrit të të shtruarve”, tha Boroviniq Bojoviq./TvTeuat/