Bayern Munchen 20 milionë euro për Hysaj

Lojtari i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është në qendër të vëmendjes pasi klubi i Bajernit të Mynihut po interesohet për ta transferuar në ‘Allianz Arena’.

Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të arritur një marrëveshje me klubin e Napolit, shkruan ‘Tuttosport’.

Sezoni i mirë me fanellën e Napolit ka detyruar të hënën klubin e Bajernit të Mynihut të dërgojë në stadium vëzhgues për të parë nga pranë mbrojtësin e Napolit.

Hysaj mund të jetë një prej atyre lojtarëve të cilët Napoli mund t’i shesë duke përfituar të ardhura të mira financiare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!