Të premtën, më 06.maj 2016 me fillim në ora 20, në QKI “Malësia” Tuz, do të shfaqet drama “PORTRETI“ e TEATRIT KOMBËTAR TË KOSOVËS, Me motive nga Migjeni
Regjia: Kaltrim Balaj
Aktorë: Semira Latifi, Ermal Rexha, Rifat Smani, Qëndresa Kajtazi , Flamur Ahmeti
Ass. Regjie: Ermal Rexha
Dramaturg: Arian Krasniqi
Kompozitor: Hajrullah Syla
Violiste: Besiana Shkodra
Skenografia: Burim Arifi
Kostumografia: Blendina Arifi
Eksplikacion:
Shfaqja ngrehë një vijë paralele mes kohës së Migjenit dhe kohës së sotme. Është e pabesueshme që të shohësh të njëjtin realitet para shumë vitesh, pa ndryshuar fare.
Shfaqja për bazë ka “Poemën e Mjerimit” dhe poezitë e tregimet tjera.
Shfaqja nisë me lindjen e 4 fëmijëve të mjerë në rrugë. Fati i tyre ndryshon kur lind edhe Zotnia personazhi i cili bëhet udhërrëfyes për ta deri në vdekjen e tyre.
HYRJA E LIRË!