Opozita pret pergjigjen e Gjukanoviq

Kryeministri Millo Gjukanoviq pritet të përgjigjet në listat e kandidatëve për ministra për Qeverinë e besimit zgjedhor të cilat ia ka dorëzuar opozita. Këto janë pritjet e opozitës,bënë medije TVMZ.

Përkujtomë se Gjukanoviqit, kandidatët për ministra i kanë dërguar DEMOS, URA dhe Partia social demokratike por edhe PSP e cila përveç ministrit të bujqësisë synon edhe ministrin e financave.

Pasi që Gjukanoviq, nga kandidatët e ofruar, të formojë listën e kandidatëve për ministra të ri, pritet të mbahet mbledhje e kolegjiumit të kryetarit të Parlamentit dhe të Këshillit ligjdhënës e cila nuk duhet të mbahet para ditës së nesërme. Burimi i TVMZ thekson se pastaj , që nesër mund të fillojë seanca e parlamentit.

Parlamenti duhet të debatojë për Lex specialis, për zbatimin e marrëveshjes për zgjedhjet ë ndershme dhe të lira, për zgjedhjen e anëtarëve të ri të qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit aktual të Kuvendit Ranko Krivokapiq. Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se vendimin duhet ta sjell Gjukanoviq, kurse në PDS presin listën e përbashkët opozitare siç është paraparë me marrëveshje.

Shperndaje