Vdes shqiptarja pas lindjes së foshnjës në Qendrën Klinike në Podogricë

Naida Alloviq 32 vjeç, nga Ulqini vdiq në Qendrën Klinike në Podgoricë natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës, katër orë pasi që kishte lindur një vajzë të shëndetshme.

Operacioni i komplikuar pas lindjes së foshnjes dështoi për shkak të gjakderdhjes së madhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e saj. Sipas informatave jozyrtare, pacientja fitoi gjakderdhje pas lindjes së foshnjes, edhe pse lindja shkoi në rregull.

Foshnja është mirë dhe ende është nën trajtimin e stafit mjekësor të Qendrës Klinike.

Edhe pse Alloviq shtatë vjet më parë kishte vështirësi gjatë lindjes së parë , shtatzënia e re po shkonte në rregull, e konfirmoi gjinekologia e saj në Ulqin, Dr. Sadie Hollaj.

Burri i Naides, Arjani, tha se mjekët bënë gjithçka që ishte në duart e tyre.

“Operacioni dështoi, fati e donte kështu. Mjekëve dhe infermierëve u kemi borxh mirënjohje”, tha Alloviq.

Vëllai i Naides, Rifat Gjeljoshaj, dyshon se mjekët nuk kanë marrë të gjitha masat e duhura për të shpëtuar motrën e tij nga përfundimi fatal.

“Në vitin 2011, Naida lindjen e parë e kishte të vështirë dhe mezi mbeti gjallë, e njëjta gjë për shkak të gjakderdhjes. A nuk është kjo e mjaftueshme për alarm? Ajo kërkoi lindje cezariane me prerje, por askush nuk i kushtoi vëmendje kësaj, “tha Gjeloshaj.

Ai shtoi se lindja erdhi një muaj para afatit të planifikuar./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!