Alternativa Shqiptare uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Të nderuar vëllezër myslimanë,

Muaji i Ramazanit, ndër të tjera pasqyron obligimet më fisnike, ku kultivohën vlerat morale dhe humane si toleranca, respekti i ndërsjelltë dhe dashuria midis njerëzve!

Duke dëshiruar që ky muaj i shenjtë të tregoj në mënyrë sa më të denjë bindjen fetare dhe sprovën për të ju përkushtuar lartësimit shpirtëror, Alternativa Shqiptare uron që Muaji i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. Zoti ua pranoftë agjërimin, me plotësimin e të gjitha dëshirave!

Me respekt,
Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!