Gjeloshaj uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit


Kryetari i komunës së Tuzit, Z.Nik Gjeloshaj uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Urimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Të nderuar miq,

Muaji i Ramazanit fillon nesër dhe është periudha më e rëndësishme për vellezërit myslimanë. Konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.
Ajo që e dallon dhe karakterizon këtë muaj të shenjtë është agjërimi i besimtarëve. 
Andaj me këtë rast Ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar. Dëshiroj që sakrifica dhe lutjet tuaja të shërbejnë për ngritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve dhe popujve tjerë, pa dallim!

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj
Kryetar i Komunës së Tuzi

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!