Drejtoria e Policisë refuzon iniciativën e Gjeloshaj: Tuzi nuk do të fitojë repartin e sigurisë

Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Brgjanin, hodhi poshtë iniciativën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për krijimin e Repartit të Sigurisë në Tuz, i cili do të ishte një njësi organizative brenda Qendrës së Sigurisë së Podgoricë, shkruan Dan.

Refuzimi u arsyetua me rritjen e numrit të punonjësve, si dhe kushtet e këqija në ndërtesën ekzistuese të policisë në Tuz, dhe e gjithë kjo do të kërkonte kosto shtesë për buxhetin e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorin e Policisë.

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj pasi Brgjanin refuzoi kërkesën e tij deklaroi se “nëse këtë gjë do ta kishte kërkuar Zhablaku, Danilovgradi ose ndonjë qytet tjetër, do të ishte realizuar. Meqenëse në Tuz jetojnë shqiptarët, Drejtoria e Policisë refuzoi kërkesën tonë. Diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike vazhdon për Komunën e Tuzit “, tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!