Është formuar klubi parlamentar shqiptar, i përbërë nga Nimanbegu dhe Zenka

Të nderuar,

Sot ju drejtuam dhe njoftuam kryetaren e Kuvendit të Malit të Zi znj. Gjuroviq për formimin e Klubit të Deputetëve Shqiptarë, i përbërë nga deputetët z. Genci dhe z. Mehmet Zenka. Formimi i Klubit të Deputetëve është bërë sipas nenit 31, paragrafi 6 të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi.  

Klubi i Deputetëve Shqiptarë është formuar mbi nevojën e avancimit, mbrojtjes dhe përfaqësimit të denjë të  popullit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi. 

Si përherë, deputetët shqiptarë janë munduar me vizionin e vet të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve që shqiptarët ballafaqohen ndër vite në shtetin e Malit të Zi.

Forca e Re Demokratike

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!