Admir Biorac drejtor i ndërmarrjes Komunale – Qendra e Tuzit do të fitojë kontejnerë nëntokësor

Drejtor i Ndërmarrjes Komunale u emërua Admir Biorac, ish-drejtor i Ujësjellësit. Ai në këtë pozitë zëvendësoi Nikollë Camaj, i cili dha dorëheqjen dhe vendosi të jetë këshilltar në Kuvendin Komunal të Tuzit.

Ndërmarrja tashmë ka planifikuar vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë në tri lokacione në qendër të Tuzit. Plani është që të sigurohen kontejnerë të rinj për vende të tjera, si dhe makineri të reja. Është në plan edhe rikonstruksioni i ndriçimit publik, tha Admir Biorac.

Biorac thekson se do të bëjnë përpjekje për të ngritur edhe më shumë nivelin e higjienës nëpër vendbanime.

Besoj se gjithçka mund të zgjidhet me marrëveshje me qytetarët dhe se nuk ka nevojë për ndëshkime për deponimin e pakujdesshëm të mbeturinave – theksoi Biorac.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!