340 nëna kthehen në pensione paraprake

Drejtori i fondit për sigurimin pensional dhe invalidor (PIO) Dushan Peroviq, ka theksuar se deri tani 340 nëna, shfrytëzuese të deritashme të kompensimit në bazë të lindjes së tre apo më shumë fëmijë, janë kthyer në pensionet të cilat i kishin më parë.

Të përkujtojmë se ministri për punë dhe çështje sociale ka publikuar të premten projekt Ligjin për ndryshimet dhe plotsimet e Ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve i cili nuk njeh më kategorinë e kompensimeve për nënat me tre dhe më shumë fëmijë.

Po ashtu me përkrahjen e Qeverisë pranë kësaj Ministrie është formuar ekipi i cili harton ligjin e veçantë më të cilin do të rregullohet statusi i nënave me tre dhe më shumë fëmijë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!