Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social twitter e ka uruar Malin e Zi për anëtarësimin në NATO.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka thënë se ky vendim siguron stabilitet edhe në gjithë Ballkanin.
“Mirëpresim vendimin që Mali i Zi të bëhet vendi i 29-të në NATO. Kjo siguron stabilitet dhe integrim më të madh në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.
Malin e Zi për anëtarësim në NATO e ka uruar edhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, duke cilësuar si një moment historik për Ballkanin Perëndimor./Malësi.ME/
Welcoming #Montenegro on becoming the 29th country to join @NATO! This ensures greater integration, security & stability in #Balkans
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) June 5, 2017