Me 14. qershor, provimi pranues për Shkollën e muzikë dhe baletit “Vasa Paviq” në Tuz

Provimi pranues për Shkollën artistike për muzikë dhe balet “Vasa Paviq”, – arsimimi muzikor fillestar
(për paralelen e Tuzit)
do të mbahet më,

14. qershor 2018 nga ora 14:00 – 18:00

Ora përgatitore (informative) për nxënësit që duan t’i nënshtrohen provimit pranues do të mbahet më, 13. qershor, duke filluar nga ora 12:00.

Të drejtë konkurrimi (për provim pranues) kanë nxënësit e gjeneratës:
• 2012 – për të hyrë në klasën e parë të shkollimit nëntëvjeçar;

• 2011 dhe 2010 – për të hyrë direkt në klasën e dytë të shkollimit nëntëvjeçar;
Instrumentet e ofruara: piano, fizarmonikë, kitarë, violinë, violonçel, flaut, klarinetë, saksofon, trumbetë, korno dhe trombon.

• 2008 dhe 2009 – për të hyrë në klasën e parë të shkollimit gjashtëvjeçar;
Instrumentet e ofruara: tambura.

• 2005 dhe 2006 – për të hyrë në klasën e parë të shkollimit trevjeçar;
Instrumentet e ofruara: këndim solo (kanto) dhe violë.

Për të hyrë në provimin pranues nevojitet të plotësohet fletëparaqitja, e cila gjendet në zyrat e shkollës (ose te profesori Luigj Dedvukaj). Kandidatët nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit pranues nëse nuk paraqesin fletëparaqitjen e plotësuar me të dhënat e sakta.

Kandidatët nga viti (gjenerata) 2005 e deri 2011 detyrohen të shënojnë (zgjedhin) një instrument sipas dëshirës së tyre, që është paraparë në atë grup moshë.
Nëse nxënësi kalon provimin pranues dhe është në listë, por nën vijën e paraparë për të kaluar në instrumentin që ka zgjedhur, ai do të ketë mundësi të regjistrohet (pranohet) në një seksionin (instrument) tjetër, aty ku do të ketë vende të lira.

Tuz, 01. 06. 2018 Udhëheqësia e shkollës

Shperndaje