Stontellberg: Anëtarësimi në NATO, Malin e Zi e ka bërë shtet më të sigurt

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e ka bërë këtë shtet më të sigurt , kurse aleancën më të fortë ka vlerësuar sekretari i përgjithshëm Jens Stolltenberg pas takimit të mbrëmshëm me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

Ai në konferencën e përbashkët me gazetarët ka theksuar se NATO është rritur me një anëtarë të ri , Malin e Zi.

Ai ka përkujtuar se sot shënohet një vjetori i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Kjo është ditë e rëndësishme për Malin e Zi por edhe për vetë aleancën . Pranimi i Malit të Zi ka ndihmuar që të promovohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor sepse siguria promovon stabilitet dhe kjo i kontribuon stabilitetit evropianë në trësi , ka theksuar Stolltenbert.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!