Pro beach soccer – Ulqini 2021: Gazetarët sportivë nga BeH fitues të turneut

Gazetarët sportivë nga Bosnja Hercegovina janë fitues të turneut të parë ndërkombëtar “Pro beach soccer – Ulqini 2021”.

Ata në finale mposhtën ekipin e gazetarëve sportivë nga Mali i Zi.

Futbollisti i BeH, Jasmin Hukic u shpall lojtar më i mirë i turneut, ndërsa Adnan Nezirov po nga BeH u zgjodh portier më i mirë.

Turneu është zhvilluar në plazhet Tampico dhe Safari, ndërsa cmimet u ndanë në pushimoren e hotelit Azul Beach Resort Montenegro (Karisma).

Në turne kanë marrë pjesë: Gazetarët sportivë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, BeH dhe Mali i Zi.

Në fund, të gjitha ekipet pjesëmarrëse kanë falënderuar organiztorët Gëzim Hajdinaga dhe Skendo Rexha për mikpritjen dhe organizmin e shkëlqyeshëm. Mysafirë special i këtij turneu ishte kampioni olimpik në mundje Shaban Tërstena. Ai u nderua me mirënjohje, ndërsa vet ai organizatorit kryesor Gëzim Hajdinaga i ndau Oskarin e Artë Olimpik.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!