Pajoviq ftoi asamblenë parlamentare të OSBE që ti vëzhgojë zgjedhjet në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit, Darko Pajoviq, ka ftuar sot Kuvendin parlamentar të OSBE-së që të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të tetorit në Mal të Zi.

Ai në hapjen e mbledhjes plenare të seancës së 25-të të Kuvendit parlamentar të OSBE-së në Tbilisi, ka thënë se mosbesimi rreth procesit zgjedhor në Mal të Zi ka çuar deri aty që të kemi 11 ose 12 subjekte politike në parlament dhe pas disa muajsh bisedime ato kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim midis pushtetit dhe opozitës.

Rezultati i kësaj është qeveria e besimit zgjedhor, ku gjenden përfaqësuesit e pushtetit, por për të parën herë pas vendosjes së sistemit shumëpartiak edhe të opozitës, ka rikujtuar Pajoviq. Për të parën herë pas 27 vjetësh, opozita ka marrë resore në Qeveri, duke përfshirë ministrinë e policisë, ministrinë e financave, bujqësisë, punës dhe përkujdesjes sociale dhe nënkryetarë të Qeverisë, ka thënë ai. E gjitha kjo ka rezultuar me stabilitet politik në vend si parakusht për sigurim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe demokratizim të mëtejmë të vendit, gjë që ka mundësuar vazhdim të pandërprerë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, ka vlerësuar Pajoviq.

Ai ka thënë se beson që në javët dhe muajt e ardhshëm do të bëhen përmirësime të domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet besimi dhe pranimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Shperndaje