PDS do të dalë e vetme në zgjedhje

Partia demokratike e Socialistëve po përgatitët për dalje të pavarur në zgjedhje, ka deklaruar zëvendëskryetari i kësaj partie e nënkryetar i Qeverisë, Dushko Markoviq.

Partnerët varën nga rezultatet e zgjedhjeve dhe orientimet programore, ka deklaruar Markoviq. Nënkryetari i Qeverisë i ka dënuar edhe ngjarjet e djeshme në parlament. Ai ka vlerësuar se struktura politike e cila është para kolapsit po përpiqet që Kuvendin ta transferojë në arenë për ballafaqim të mëtejmë politik me kundërshtarët që nuk ndajn të njëtin mendim rreth rrugës së Malit të Zi drejt NATO-s.

Shperndaje