Rita Ora dhe Lewis Hamiltonin bashkë në Ulqin

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka shkuar të kalojë disa ditë pushime me Rita Orën në Ulqin, pas fitores në fundjavë.

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton me aeroplan privat ka mbërritur në Mal të Zi.Atje në fillim të vikendit kanë shkuar edhe Rita Ora me motrën e saj Elenën dhe me shoqërinë e tyre, ndërsa Hamilton nuk ka vonuar t’u bashkohet.Kjo vërehet nga postimet në rrjetet sociale, pasi Elena ka publikuar disa fotografi nga “Ada Bojana” ndërsa edhe Hamilton ka postuar në Snapchat-in e tij foto dhe video nga i njëjti vend.

Flitet që prej dy vitesh, ylli i njohur i muzikës botërore Rita Ora ka blerë një vilë në Ulqin.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!